Interpol: 800.000 emigrantë libianë gati për të hyrë në Europë
"800.000 emigrantë libianë janë gati për të hyrë në Europë”, Është ky lajmi që përcillet nga një raport sekret i agjensisë Europol, i cili është bërë publik nga disa aktivistë që mbështesin daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Sipas dokumentit të publikuar, 90% e klandestinëve mund të përdorin barkat e trafikantëve për të lundruar drejt kontinentit të vjetër, ndërkohë që me shqetësim shihet edhe mundësia e rritjes së rrezikut terrorist, në kushtet kur në Libi ka të paktën 2.000 luftëtarë të Shtetit Islamik. Një raport i klasifikuar sekret i agjensisë Europol bën me dije se afro 800.000 emigrantë të bllokuar në Libi po tentojnë që të lundrojnë ilegalisht në Europë.Materiali është siguruar nga disa aktivistë që mbështesin daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, dhe theksohet se 90% e klandestinëve pritet që të udhëtojnë drejt kontinentit të vjetër përmes barkave të trafikantëve.Ata japin alarmin se një gjë e tillë mund të rrisë edhe rrezikun që Europa të goditet sërish nga sulmet terroriste, duke parë prezencën gjithnjë e në rritje të Shtetit Islamik në Libi. Deri më tani, mendohet se numri i ekstremistëve të kësaj organizate terroriste në shtetin afrikano-verior është midis 2.000 dhe 6.000 luftëtarëve. ISIS ka arritur që të vërë nën kontrrollin e tij një sasi të konsiderueshme të territorit libian.Aktualisht BE-ja po has jo pak probleme në menaxhimin e situatës aktuale të krijuar nga emigrantët që largohen nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndaj një valë prej 800.000 refugjatësh mund t'ua vështirësoj edhe më shumë punën shteteve europiane. Përgjatë muajve të fundit, në Europë kanë mbërritur edhe klandestinë nga Afrika, por numri i tyre ka qënë mjaft i ulët në krahasim me mijëra azil-kërkues që vijnë kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani./Oranews.tv/