Transparenca parlamentare, Meta: Administrata e Kuvendit larg ndikimeve politike
Përfshirja e qytetarëve në vendimarrjen e parlamentit, në vlerësimin e kryeparlamentarit Ilir Meta, rrit besimin e ndërsjelltë mes politikës dhe zgjedhësve, duke përmirësuar punën e deputetëve. Gjatë prezantimit të raportit për vitin 2015, mbi pjesëmarrjen e publikut në vendimarrjen e Kuvendit, Meta, tha se edhe pse mbetet ende punë për të bërë, Kuvendi do të jetë gjithnjë e më transparent, me një administratë të përgjegjshme larg ndikimeve politike apo partiake.Parlamenti i Shqipërisë ka prezantuar raportin për vitin 2015, mbi pjesëmarrjen e publikut në vendimarrjen e Kuvendit. Në tryezën konsultative të oraganziuar për këtë çështje, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, tha se rritja e besimit të ndërsjelltë mes të zgjedhurve dhe zgjedhësve, nuk mund të realizohen pa rritur transparencën dhe llogaridhënien.dua t’ju siguroj se ne do të jemi të hapur që ky institucion të jetë gjithnjë e më përfshirës. Gjithnjë e më transparent, me një administratë të përgjegjshme, profesionale dhe efektive, që i përgjigjet në kohë nevojave të publikut, larg ndikimeve politike apo partiake.Meta: Dua t’ju siguroj se ne do të jemi të hapur që ky institucion të jetë gjithnjë e më përfshirës. Gjithnjë e më transparent, me një administratë të përgjegjshme, profesionale dhe efektive, që i përgjigjet në kohë nevojave të publikut, larg ndikimeve politike apo partiake.Nevojiten edhe më shumë përpjekje për të mbërritur tek individët, nga shtresat e marxhinalizuara të shoqërisë, në mënyrë të veçantë te gratë, të rinjtë, tek personat me aftësi të kufizuara e kështu me radhë.Gazetarët dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme kanë ngritur shqetësimin se ka një tendencë që ligjet të bëhen shpejt pa u konsultuar me grupet e interesit.Ylli Rakipi: Unë kam një problem që më duket shumë i rëndësishëm sidomos te kjo mazhorancë. tek vrapimi për të bërë ligjet, për të mos i konsultuar ato me grupet e interesit.Ermonela Felaj: Unë do t’iu thoja jo një të dhënë që vjen nga qeveria, por një të dhënë nga grupi special për reformën në administratën publike e cila për procesin e konsultimit e vlerëson qeverinë shqiptare, nota maksimale është 8 dhe vlerësimi që ka marrë qeveria është 5.25 që është një vlerësim relativisht i mirë. Hapja ndaj publikut dhe shoqërisë civile, sipas Metës, e ka ndihumuar Parlamentin që të marrë mendimet më të mira për problematika reale, dhe ekspertizën më të mirë ekonomike, sociale dhe kulturore.Ilir Meta: Shpreh bindjen se demokracia është përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse, garantohet përmes pjesëmarrjes proaktive dhe konkrete të publikut, të shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit. Kjo është një mënyrë gjithashtu për të tërhequr jo vetëm mendimet që vijnë nga problematika reale, por dhe ekspertizën më të mirë ekonomike, sociale, kulturore dhe vënien e saj në dobi të publikut.Kryetari i Prezences së OSBE-së Florian Rauning, vlerësoi punën e Parlamentit shqiptar në përpjeke për të qënë sa më transparent ndaj publikut, ndërsa apeloi që qytetarit t'i garantohet mundësia për të qënë pjesë e vendimarrjes./Oranews.tv/