Skandal në jetimoren e Shkodrës, 3 të mitura abuzohen seksualisht, dhunohen fëmijët
Një skandali i frikshëm me abuzime seksuale dhe keqtrajtim e dhunë fizike ka ndodhur me të miturit e moshës 6-14 vjeç në Qendrën e Fëmijëve në qytetin e Shkodrës.Sipas Prokurorisë rezulton se “tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.”Pas sinjalizimeve të marra nga institucioni i Avokati i Popullit se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime nga personeli, Prokuroria nisi hetimet në bazë të të cilave “janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale.”Në lidhje me këtë Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e 5 punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, përfshirë ish-drejtoreshën, urdhër i cili është ekzekutuar menjëherë nga policia.Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e shtetasve:Albana Llazani , ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, ShkodërRafaela Camaj , punonjësve e QendrësShpresa Nishani, punonjësve e QendrësNajada Rramolli, punonjësve e QendrësVioleta Marku, punonjësve e QendrësKëto persona dyshohen për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqtrajtimit të të miturve”.I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili ka dënuar rastin e dhunës fizike dhe seksuale të të miturve në Qëndrën Rezidenciale të fëmijëve në Shkodër.Nëpërmjet një reagimi në FB, Klosi ka inkurajuar hetimin e mëtejshëm nga ana e Prokurorisë, ndërsa i kujtoi bashkive se janë përgjegjëse për sigurimin e standardeve të larta për trajtimin e fëmijëve.[caption id="attachment_749790" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga shtepia e femijes ne Shkoder[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=hu23PMP0opg