Njohja e pronësisë, AKP: Me 23 maj mbyllet afati për depozitimin e kërkesave
Data 23 maj, është afati i fundit ligjor për trajtimin e pronave.Agjencia e trajtimit të pronave ka njoftuar të gjithë trashëgimtarët ligjore të subjekteve të shpronësuara se e hëna do të jetë dita e fundit "Për trajtimin e pronës dhe përfundimit të procesit te kompensimit".Drejtoria e Agjensisë së Trajtimit të Pronave Sonila Qato deklaron se të interesuarit duhet të dorëzojnë një dokument arkivor i njohur zyrtarisht si dhe një pozicionim hartografik i pronës që pretendohet për njohje pronësie.Qato: Data 23 maj 2016 shënon mbylljen e afatit ligjor për depozitimin e kërkesave te reja për njohje pronësie nga çdo qytetar i interesuar pranë kësaj Agjencie. Vetëm dy dokumente nevojiten për te paraqitur kërkesën tuaj te re për njohje pronësie: Një dokument arkivor i njohur zyrtarisht dhe një pozicionim hartografik i pronës qe pretendohet për njohje pronësie.Ndërkohë në zyrat e Agjencisë së Trajtimit të Pronave ka një dyndje të qytetarëve të interesuar të cilët shpresojnë për zgjidhjen e problemit të tyre.Vetëm në tre javët e fundit drejtorja e Agjencisë së Trajtimit të pronave bën me dije se janë kryer rreth 5 mijë aplikime.Qato: Nga data 23 shkurt 2016 deri më sot janë paraqitur pranë AKP-së rreth 5 mijë pronarë të interesuar për të ndjekur këtë proces të ri që udhëheq edhe ligji i ri për trajtimin e pronës.Në datën 30 maj 2016, ATP bazuar në metodologjinë e ligjit të ri mbi "Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit te kompensimit"; do të bëjë për herë të parë publike vlerësimin ekonomik të të gjitha vendimeve per kompensim të dhënave në rang vendi gjatë viteve 1993 dhe 1994.