Kadeli i LSI-së: Qeveria diskriminon Lezhën, investimet vetëm në jug

Diskriminim ndaj Lezhës dhe Shëngjinit e ka cilësuar deputeti i LSI Gjovalin Kadeli deklaratën e Ministrit të Financave Arben Ahmetaj që porti i Durrësit të jetë e vetmja pikë kontrolli për sipërmarrësit nga Kosova, duke ia hequr këtë të drejtë portit të Shëngjinit. Deputeti i zonës së Lezhës tha që Qeveria të sjellë në Lezhë të paktën gjysmën e investimeve që ka çuar në jug të vendit.Ahmetaj: Porti i Durrësit të kthehet porta e vetme unike hyrëse për sipërmarrjet kosovare në kuptimin e kontrollit doganor. Që do të thotë çdo sipërmarrje kosovare mjafton të inspektohet në portin e Durrësit dhe të ketë hyrjëe të drejtpërdrejtë në tregun kosovar. Kjo ka për të qenë ndihmëse për sipërmarrjen kosovare për edhe për rritjen e efektshmërisë së Portit të Durrësit.Këtë deklaratë të numrit një të financave shqiptare bërë në Kosovë, deputeti i LSI, Gjovalin Kadeli, e cilësoi diskriminim të Qeverisë për portin e Shëngjinit.Kadeli: Lezha dhe Shëngjini janë diskriminuar nga Qeveria përsa i përket investimeve. Investimet kanë shkuar të gjitha në jug është e papranueshme. Porti i Shëngjinit është diskriminuar. Sapo mësojmë se Ahmetaj në Prishtinë paska ndryshuar drejtimin e transportit të mallrave nga portet shqiptare drejt Kosovës, do të jetë Durrësi dhe jo Shëngjini porti që do operojë për mallrat kosovare dhe ky ndryshim destinacioni për shkak të mungesës së infrastrukturës së dobët që ka Shëngjini.I pyetur nëse deklarata është në vazhdën e përplasjeve PS-LSI, Kadeli jep këtë përgjigje:Kadeli: Bashkëqeverisja nuk na intereson për shkak të LSI, por për shkak të shqiptarëve. Ato gjërat që nuk janë në funksion të qytetarëve, shpesh kemi ngritur zërin, duke vënë dhe veton.Kadeli adreson publikisht disa çështje, të cilat thotë se janë në emër të qytetarëve të Lezhës.1- Përse nuk u bë realitet hapja e një tuneli ( 800 km )që lidh Shëngjinin me autostradën në Balldren,  i premtuar nga Kryeministri?2-Përse nuk vazhdon lidhja e autostradës nga Rrotondo në Shëngjin ( 3 km ) ?!3- Përse nuk e ndërtuan nënstacionin elektrik të premtuar për Shëngjinin, pasi përsëri do ketë probleme me energjinë gjatë sezonit veror ?!4- Përse edhe Shëngjini të mos ketë investime të paktën sa gjysma e Vlorës ?! Duhet një përgjigje për banorët e Shëngjinit e të Lezhës për pushuesit nga Kosova që janë të shumtë ato që frekuentojnë Shëngjinin.Një ditë më parë gjatë vizitës në Kosovë, Ministri i Financave Arben Ahmetaj në konferencën e përbashkët me homologun e Kosovës Avdullah Hoti, deklaroi se porti i Durrësit duhet të jetë e vetmja pikë kontrolli për sipërmarrësit nga Kosova./Ora News/