Keni probleme pronësie? Ja numri përmes të cilit mund të merrni informacion në ATP
Prej ditës së hënë, Agjencia e Trajtimit të Pronës ka vënë në dispozicion të qytetarëve një numër telefonik përmes të cilit mund të kërkojnë dhe të marrin informacion të përgjithshëm në lidhje me procesin e trajtimit dhe kompensimit të pronës.Agjencia e Trajtimit të Pronës ju bën me dijeni se numri i telefonit është (04) 2256642 ndërkohë që një punonjës i sektorit të marrëdhënieve me publikun do të jetë në dispozicion për t’iu përgjigjur qytetarëve mbi dokumentacionin që duhet paraqitur nga ana e tyre lidhur me shërbimin që kërkojnë, si dhe afatet dhe procedurat që duhet të ndjekin.Gjithashtu Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton se numri është funksional prej datës 16.05.2016 dhe ndodhet i publikuar në faqen zyrtare http://www.akkp.gov.al/ , si dhe në ambjentet e kësaj agjencie.Në njoftimin për mediat, Ministria e Drejtësisë bën me dije se një hap i tillë u ndërmor në përgjigje të shqetësimit publik, të bërë prezent në median vizive, veçanërisht në emisionet ku zëri i qytetarëve dëgjohet në mënyrë të drejtpërdrejtë.