Primaret në SHBA, Klinton dhe Sanders përballen në Kentucky dhe Oregon

Amerikanët votojnë sot kanditatët e tyre për President në primaret që mbahen në Kentucky dhe Oregon. Gara vijon në anën e demokratëve, ku Bernie Sanders ende shpreson se mund të marrë nomiminim në konventën e korrikut, pavarsisht epërsisë së Hilari Klinton. Në kampin e republikanëve, Donald Trump vijn rrugën i vetëm pas tërheqjes së rivalëve të tij më herët.Kandidati demokrat për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bernie Sanders vijon të bëjë qëndresë në garën e ashpër me favoriten Hilari Klinton.Sanders po shpreson në një fitore në zgjedhjet paraprake në Kentucky dhe Oregon, edhe pse dukshëm emërimin në Konventën e korrikut deri tani duket se do ta marrë ish-Sekretarja e Shtetit.Gjatë një takimi elektoral në Kentaki, Klinton tha se bashkëshorti i saj dhe ish-Presidenti Bill Klinton do të marrë përgjegjësinë për ringjalljen e ekonomisë.Clinton ka fituar 94% të delegatëve të nevojshëm për të fituar emërimin, kurse Sanders 19 në garën e zhvilluar në 24 shtete.Republikanët do të votojnë në Oregon të martën, por tashmë rruga është e lirë me kandidatin e vetëm, miliarderin nga Nju Jorku Donald Trump, pas tërheqjes së rivalëve të tij më herët.Shumë demokratë mendojnë se senatori nga Vermonti, Sanders, po dëmton shanset e tyre për të mundur kandidatin e republikanëve Trump në zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtë.Sanders kohët e fundit fitoi zgjedhjet paraprake në Indiana dhe West Virginia, por kjo nuk e ka ndihmuar të fitojë terren ndaj Klinton.