Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare gazetari Agim Nezaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2016, 10:12
Ndahet nga jeta në moshën 54 vjeçare, gazetari, analisti dhe pedagogu Agim Nezaj. Ai ka ndërruar jetë në New York, pas një sëmundje të rëndë.Agim Nezaj ka lindur në Tropojë. Në vitin 1987 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, për “Gjuhë angleze dhe letërsi shqipe”.Po ashtu, Nezaj u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999.Ai është autor i disa botimeve, ku më i fundit është ai për promovimin e natyrës shqiptare. “Mirësevini në Shqipëri”, një guidë për turistët.Nezaj ishte një promovues i paepur i Shqipërisë dhe i bukurive natyrore të saj.