Media italiane: Shqiptarët lidhje me kokainën e kapur në Kolumbi

Kolumbi u sekuestrua një sasi prej 8 tonësh kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në këtë vend.Në trafikun e drogës do të përfshihej edhe një familje mafioze shqiptare, e cila sipas medieve italiane, ka lidhje me organizatën mafioze Ndrageta.Sipas medieve italiane, familja shqiptare ka një marrëdhënie të “shkëlqyer” me trafikantët kolumbianë, e cila merret me qarkullimin e madh të drogës, ndërsa do të trafikonte një sasi të madhe kokaine në drejtim të Italisë."Kokaina ishte destinuar të vinte në Itali, falë marrëdhënieve të shkëlqyera mes trafikantëve kolumbianë dhe familjeve mafioze shqiptare, zhvillohet një biznes i përmasave të mëdha. Çmimi i drogës së papërpunuar nga 78 cent (që përfitojnë kultivuesit kolumbianë) në 1200 euro, që Ndragheta"  paguante kokainën e përgatitur për t’u shpërndarë në të gjithë Europën përmes Shqipërisë dhe zonave fqinje."Kukulla" (siç e quajnë ata) vjen nga Amerika e Jugut në Itali dhe në Europë duke kaluar edhe përmes hundës së policisë.Ish-droga e pasanikëve, me një kosto mesatare 60 euro grami, është  në dispozicion të të gjithëve" shkruan Notizie.it/Ora News/