Kriza e klandestinëve, kapen 112 emigrantë afrikanë në brigjet libiane
Fluksi i klandestinëve duket se është zhvendosur nga Egjeu në Mesdhe pas mbylljes së rrugës ballkanike dhe pas marrëveshjes BE-Turqi. 112 klandestinë janë kapur në brigjet libiane në tentativë për të udhëtuar drejt Europës. Të gjithë emigranët ishin shtetas afrikanë.Roja bregdetare e Libisë ka kapur një barkë me 112 emigrantë në bord, të cilët po udhëtonin drejt brigjeve europiane.Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët vendas, të cilët thanë se emigratët ishin të gjithë shtetas afrikanë.Një emigrante nga Nigeria tha se kishte paguar 2 500 dollarë për këtë udhëtim të rrezikshëm dhe sërish shpreson që të kalojë Mesdheun në kërkim të një jete më të mirë.“E di që Perëndia do ta bëjë këtë për mua, e di që nuk do të vdes në det. Kam vuajtur shumë dhe besoj se zoti do të më ndihmojë. Jam e befasuar që ndodhen në këtë situatë, jam e trishtuar”, thotë Matza Samwe.Më herët gjatë muajit maj, 113 persona humbën jetën pas fundosjes së 4 peshkarexhave të ngarkurara me klandestinë në ujërat mes Italisë dhe Libisë në tentativë për të mbërritur në vendet europiane.Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rruga e preferuar e refugjatëve është kjo e Mesdheut, veçanërisht pas mbylljes së rrugës ballkanike dhe pas marrëveshjes së fundit të nënshkruar mes Bashkimit Europian dhe Turqisë.Itinerari Libi- Itali është i frekuentuar më së shumti nga klandestinët afrikane, kurse sirianët, afganët dhe irakianët deri tani nuk janë parë të udhëtojnë në këtë rrugë.Autoritetet italiane i tremben shtimit të fluskit të emigrantëve me rritjen e temperaturave dhe me mbylljen e rrugës ballkanike.