Letra me kaligrafi kineze thyen rekord të shitjes në ankand

Një letër me kaligrafi kineze e shekullit të 11-të në të cilën është shkrimi i fundit i dijetarit kinez Zeng Gong ka vendosur rekord të ri për shitjen në një ankand në Pekin.

Ajo u ble për një çmim rreth 28 milionë euro nga moguli i filmave Wang Zhongjun.Zeng konsiderohet si një shkrimtarët më të mëdhenj të Dinastisë Song (960-1279). Në letër me 124 karaktere, vlera e të cilës është  pothuajse e dyfishuar, ka thyer rekordin duke u bërë letra e parë kaligrafist kineze që shitet për këtë çmim.Por, kjo nuk është arti më i shtrenjtë që Wang ka blerë, pasi ai në vitin 2014 kishte blerë natyrën e vdekur të Van Goghut “Vase with Daisies and Poppies” për 53 milionë euro në një ankand në New York.