Hahn: MSA nuk zgjidh problemet e brendshme politike në Kosovë

Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn po qëndron sot në Prishtinë, me ç’rast po zhvillon takime me udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës.Po ashtu, Hahn ka marrë pjesë edhe në Konferencën e nivelit të lartë për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ku do të diskutohet mbi “stimulimin ekonomisë, zhvillimit dhe krijimit të vendeve të punës”.Aty Hahn ka theksuar se MSA është moment historik për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Sipas tij, marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës janë intensifikuar.“MSA paraqet një kontratë që lidh Kosovën me BE-në. Është shumë e rëndësishme që e kemi ketë marrëveshje pasi që krijon zhvillim ekonomik", ka deklaruar Hahn në konferencën për MSA-në në Prishtinë. Ai ka potencuar se Kosova tashmë po lëviz drejtë zonave të lira tregtare.MSA, ka shtuar Hahn, është mundësi shumë e madhe për gjenerimin e mijëra vendeve të punës.Njëherësh, zyrtari i lartë evropian kishte edhe një mesazh për institucionet vendore, në veçanti për Qeverinë, duke kërkuar që të punohet më shumë në forcimin e shtetit ligjor. Në veçanti, ai ka kërkuar luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.“Përforcimi i sundimit të ligjit dhe institucionet e fuqishme janë kyçe për implementimin e MSA-së, një gjyqësor i mire dhe përkushtimi i luftimit te krimit. Do të thellojmë marrëdhëniet por ndryshimi nuk ndodh i vetëm. Implementimi i saj ka te beje jo vetëm me Qeverinë por dhe me shoqërinë civile pozitën opozitën. Marrëveshja nuk mund të rregulloj sfidat e brendshme politike të Kosovës. Kosova ka demonstruar aftësi në rezultatet e reformave. Ajo çka kemi nevoje tani për Kosovën, është që të fokusohet që te kemi progres. MSA do të marrë kohe dhe sfida e ardhme është implementimi i saj. Mund të llogarisni në asistencën ton”, ka thënë Hahn.Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit paraqet mundësi për zhvillim ekonomik të vendit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.“Askush nuk mund të thotë se Kosova është e përsosur, por muret që na kanë ndarë në të kaluarën janë shembur", është shprehur Thaçi.Sipas tij, me punën e institucioneve do të rritet besimi i qytetarëve tek shteti.Presidenti i Kosovës sërish ka përmendur angazhimin e tij për ndryshime në Kodin Penal për t'u pamundësuar njerëzve me aktakuza të jenë pjesë e institucioneve apo edhe e listave zgjedhore.Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka cilësuar nënshkrimin dhe fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si një hap vendimtar për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian në raport me kriteret e Kopenhagës.Marrëveshja e MSA-së, ka vijuar Mustafa, ka konfirmuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës për integrimin evropian si dhe, në anën tjetër, është konfirmuar vullneti i Bashkimit Evropian për pranimin e Kosovës në familjen evropiane.Zhvillimi ekonomik, ka thënë Mustafa është çështje kyçe për proceset integruese. Me nënshkrimin dhe zbatimin e MSA-së, sipas kryeministrit të Kosovës, ka filluar edhe zbatimi i reformave të përgjithshme."Me zbatimin e MSA-së, bizneset e Kosovës do të kenë qasje t'i plasojnë produktet e veta te mbi 500 milionë konsumatorëve në 28 vende anëtare të BE-së", ka thënë Mustafa.Në orët e pasdites, ndërkaq do të diskutohet në temën, “Mbështetja në zbatimin e MSA-së reforma ekonomike, tregtia dhe investimet.Por, në lidhje me zbatimin e MSA-së në Kosovë po qëndron edhe një delegacion i Parlamentit Evropian.