Avioni me drogë në Torino, zbulohet shqiptari tjetër i përfshirë në trafik
Zbulohen të tjera detaje nga policia italiane lidhur me avionin e drogës që u kap në Torino në shtator të një viti më parë.Nga hetimet e kryera deri më tani, policia ka identifikuar dhe dy persona të tjerë të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për shqiptarin Vladimir Kolaj dhe bashkëshorten e tij rumune, Gina Manole.Itali-Policia italiane e qytetit të Torinos ka ekzekutuar sot fazën përmbyllëse të operacionit të koduar "Braccio di ferro" i cili ka çuar në arrestimin e shqiptarit Vladimir Kolaj e bashkëshortes së tij me kombësi rumune Gina Manole.Operacioni "Braccio di ferro" i policsë italiane ka nisur më shtator të 2015 pas sekuestrimit të avionit të tipit Dynamic i cili transportonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.Avioni ishte në pronësi të italianit 57 vjeçar, Pasquale D’Ambrosio, me origjinë nga provinca e Salentos e pronar i disa restoranteve luksoze në këtë territor.Shqiptari Vladimir Kolaj sëbashku me bashkëshorten e tij rumune, janë pronarë të lokalit "Ladi" në qytetin e Torinos. Ky lokal shërbente si bazë llogjistike e trafikut të lëndës narkotike.Në magazinën e këtij lokali janë sekuestruar 10 kg marijuanë, 350 gramë kokainë, armë, instrumenta të përdorura për përgatitjen e konfeksionimin e lëndës narkotike, si dhe materiale të ndryshme për përgatitjen e dokumentave falco.Operacioni "Braccio di ferro" i policisë italiane çoi në arrestimin e 15 personave, 12 prej të cilëve shqiptarë.Kapja e avionit me drogëTetë muaj më parë, në avionin e vogël të modifikuar u sekuestruan rreth 80 kg kanabis të ardhur nga Shqipëria, dhe u arrestuan Maksim Llanaj 37 vjeç, Pasquale D’Ambrosio 58 vjeç, Fitor Alliaj 43 vjeç dhe Rosario Campisi.Avioni me drogë që u kap në shtator 2015 ishte në pronësi të Pasquale D’Ambrosio, pronar i një restoranti dhe që kishte pasion avionët e vegjël sportivë. Tashmë, hetuesit italianë mundën të zbulojnë edhe shqiptarin tjetër Vladimir Kolaj të përfshirë në këtë trafik, ndërkohë që hetimet janë ende duke vazhduar.Vladimir Kolaj i arrestuarVladimir Kolaj u arrestua vetëm pak javë më parë nga policia italiane, si pjesë e një grupi të gjerë kriminal.Fillimisht, grupi ishte marrë me grabitje dhe më pas për të shtuar paratë, kishin nisur aktivitetin e tregtimit të kokainës.Bërthama e grupit ishte në Venecia dhe nga 15 të arrestuar, 12 ishin shqiptarë.Përveç kokainës, ata kanë furnizuar edhe me marijuanë zonën e Venencias dhe Venetos, duke përdorur dy kanale trafiku nga Holanda dhe Gjermania.