U konfliktua me të vëllain, i dëmton makinën me bel dhe kanos 33-vjeçarin

Arrestohet një 42-vjeçar në qytetin e Kavajës për shkatërrim prone dhe kanosje.Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar në flagrabcë shtetasin Gëzim Xhameta, banues Kavajë dhe i  dënuar më parë.Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se  mbrëmjen e së hënës në mbrëmje (datë 16.05.2016) në qendër të fshatit Synej ka goditur me mjete të forta (bel) automjetin tip "Volkswagen", në pronësi të shtetasit I. T, 33 vjeç, banues në Kavajë.Po kështu mësohet se 42-vjeçari edhe e ka kanosur këtë shtetas në shenjë hakmarrje të një konfilikti që kanë patur më parë me vëllain e të dëmtuarit.Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kanosje”.