Batutat e Ramës në Elbasan: Hajde Qazim se ti je i PD-së....

Si në të gjitha takimet e tjera, edhe në Elbasan nuk munguan batutat midis kryeministrit dhe banorëve. Rama i këshilloi fermerët që mos ziheshin më për pronat.Rama: Ju demokratëve duhet t’ua japë Qazimi certifikatat. Ngaqë kam bërë shumë takime, ju njoh në sy. Sa vini, vini kështu...ça do të them...hajde Qazim zgjidhe këtë punë se ti je i Partisë Demokratike.Qazim Sejdini: Ta gëzosh ti bashkë me miqtë.Rama: Ktheu andej ta shohin ata të partisë..Banori: Më vjen shumë keq...të përshëndes...më pëlqen që qeveria mbështet pronarët.Rama: Pse nuk ta dhanë më përpara..?Banori: Këtë se di..Rama: Ta them unë, kur jeni vet në pushtet thoni hë mos se s’ka gjë..rëndësi ka që të jetë mirë ai. Kur vijmë ne thoni e ka për detyrë. Ne e kemi për detyrë. Kur të shkosh në komision numëroi mirë ato votat. Prapë do humbni, por t’i numëroi prapë!Banori: Patjetër!Rama: Spiro Nasi, hajde Spiro se t’i qenke i joni! Ty ta jep Taulanti...Rama: Minser Boshtu, hajde se qenke me LSI-në. Më qetë merre eee….Hajde Minser hajde. Po pse u skuqe? Tashi nga kush e do certifikatën? Shif njëherë këtu…Qytetari: Ku të dojë dëshira jote…Rama: Ku të dojë dëshira ime? Se kështu e keni ju e mbani mirë me të gjithë. Hajde Ilir jepja ti se këtë e kemi të LSI-së./Ora News/