Afera seksuale e ish-kryebashkiakut Xhelili, bashkëshortja i drejtohet Anisës së videos
Tefta Xhelili, bashkëshortja e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, i është drejtuar për herë të parë vajzës që realizoi videon me të shoqin, të cilën sipas saj e kanë përdorur për qëllime të tjera.Në qendër të këtij, sulmi thotë Tefta Xhelili, nuk ishte familja ime, por Bashkia e Dibrës.“Një gjë do t’i them vajzës dhe familjes së saj: Ajo është viktimë në këtë ngjarje, pasi pas saj fshihet një dorë më e fortë. Fokus nuk ka qenë familja, por bashkia dhe për këtë jam mëse e bindur”, shprehet bashkëshortja e Shukri Xhelilit.E pyetur nga Top Channel se si e kishte pritur ngjarjen, Tefta Xhelili thotë se nuk ka menduar asnjëherë që të divorcojë bashkëshortin e saj duke përgënjeshtruar të gjitha informacionet që u dhanë menjëherë pas publikimit të videos.Gruaja e ish-kryebashkiakut, është e vetmja nga familja e saj që po flet publikisht për ngjarjen. Ajo thotë se edhe familja e saj, dy djemtë dhe nuset e tyre kanë të njëjtin mendim me të.Tefta Xhelili, thotë se ajo vetë i ka kërkuar të gjithë të afërmve, miqve dhe atyre që e kanë mbështetur gjatë këtyre ditëve që të mos bien pre e provokimeve.Ndërkohë, familja e vajzës të përfshirë në videoskandalin seksual thonë se ndjehen të kërcënuar dhe duan të largohen nga Peshkopia.