PD: Pajisja e përgjimit kushton 800 mijë euro, Rama i LSI: Edhe unë kam dyshime

Komisoni i Sigurisë votoi në parim kërkesën e demokratëve për të thirrur krerët e disa institucioneve lidhur me pajisjen e përgjimit që sipas tyre mund të ndodhet në Policinë e Shtetit.Të mërkurën, në seancë dëgjimore do të japë sqarime minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, kreu i SHISH dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.Flamur Noka: Jemi dakord në parim? PoPor mazhoranca dhe opozita debatuan gjatë për thirrjen ose jo të Prokurorit të Përgjthshëm në seancë dëgjimore.Luan Rama: Për prokurorin ligji nuk e lejon të vijë në Komision për një çështje konkrete.Piro Lutaj : Të vendosim një kontakt me Prokurorin e Përgjithshëm, i cili me një dokument t’i paraqitet komisionit lidhur me këtë gjë, jot ë vijë prokurori këtu, sepse dalim përtej të drejtës tonë.Flamur Noka: Ore zotëri përgjigjen e kthen Prokurori se na vjen na raporton këtu, se na e çon me shkresë është çështje tjetër.Nënkryetari i Komisionit të Sigursë Flamur Noka, duke marrë në referencë edhe deklaratën e Presidentit Buajr Nishani tha se nuk ka dyshime më se pajisja është përdorur për përgjim, duke dhënë edhe detaje të tjera.Flamur Noka: Pajisja kushton 800 mijë euro. Të përgjon edhe me telefon fikur.Luan Rama: Implikimi i interforcës në shkelje të ligjit në Republikën e Shqipërisë është padyshim një ngjarje e rëndë.Piro Lutaj: Askush dhe asnjëri prej nesh nuk dëgjuat një mosdakordësi të thirrjes në seanca dëgjimore të personave të cilët keni përmendur në kërkesë.Astrit Patozi: E reja e vetme është që anëtarët e mazhorancës kanë marrë leje që të bien dakord.Seanca dëgjmore do të nisë me kreun e SHISH në 10:00 dhe do të vijojë me Kryeprokuorin Llalla, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, dhe do të mbyllet në orën 13.00 me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

  • Seancë dëgjimore me kreun e SHISH z.Visho Ajazi Lika lidhur me dyshimet mbi pajisjen e përgjimit të ndodhur në Policinë e Shtetit ora 10:00
  • Seancë dëgjimore me Prokurorin e Përgjithshem z.Adriatik Llalla lidhur me dyshimet mbi pajisjen e përgjimit të ndodhur në Policinë e Shtetit ora 11:00
  • Seancë dëgjimore me Drejtorin e Përgjtihshëm të Policisë së Shtetit z.Haki Cako lidhur me dyshimet mbi pajisjen e përgjimit të ndodhur në Policinë e Shtetit ora 12:00
  • Seancë dëgjimore me Ministrin e Brendshëm z.Sajmir Tahiri lidhur me dyshimet mbi pajisjen e përgjimit të ndodhur në Policinë e Shtetit ora 13:00
/Oranews.tv/