Ankona/ sekuestrohet kamioni nga Shqipëria me veshje të falsifikuara

Policia doganore e portit të Ankonës në bashkëpunim me policinë financiare kanë sekuestruar në një kamion të ardhur nga Shqipëria, veshje me etiketa të falsifikuar.Janë sekuestruar 1029 pantallona me etiketën false "Made in Italy",  ndërsa në brendësi të tyre në një vend të fshehur ishte qepur etiketa "Made in Albania".Gjithashtu janë sekuestruar 200 xhaketa transportimi i të cilave nuk ishte i deklaruar. Kamioni i nisur nga Shqipëria do të mbërrinte në rajonin e Toskanës në Itali./Ora News/