Arrestohen 2 shqiptarë, grabisnin me armë sipërmarrje agrare
Policia italiane e provincës së Napolit ka arrestuar në komunën e Mondragones, 2 shqiptarët Rustem Lleshi 32 vjeç dhe Ervis Murra 27 vjeç si anëtarë të një bande kriminale e specializuar në grabitje me armë në dëm të sipërmarrësve agrarë të zonës.Aktiviteti kriminal i tyre konsistonte në grabitjen e automjeteve bujqësore e kërcënim me qëllim zhvatje parash ndaj pronarëve të sipërmarrjeve për të evituar humbjen e përhershme të të mirave materiale.Ky grup kriminal vepronte në mënyrë mjaft të organizuar e përbëhej nga individë shqiptarë e italianë. Hetimet e policisë italiane kanë nisur më vitin 2013 e kanë identifikuar deri më tani të paktën 15 grabitje e kërcënime të kryera nga kjo bandë grabitësish.Ndaj njërit prej shqiptarëve është ekzekutuar urdhëri i arrestit me burg në Santa Maria Capua Vetere, ndërsa ndaj shqiptarit tjetër urdhëri i arrestit shtëpiak.5 anëtarët e tjerë të kësaj bande po hetohen në gjëndje të lirë.