Thatësira prek 330 milionë njerëz, devijim historik i dy lumenjve të mëdhenj
Përballë thatësirës së madhe që ka prekur miliona njerëz në Indi, qeveria vendase po mendon për të devijuar lumenjtë për të “shuar” thatësirën e rëndë.Ministri i Burimeve të Ujit Uma Bharti tha për BBC-në se transferimi i ujit përfshirë edhe lumenjtë e mëdha si Brahmaputra dhe Ganges në zonat e thatësirës është përparësi kryesore.Të paktën 330 milionë njerëz janë prekur nga thatësira në Indi. Vala e të nxehtit ka përfshirë pjesën më të madhe të Indisë, ku temperaturat janë më lart se 40 gradë.Qeveria ka vendosur të krijojë 30 lidhje për transferimin e ujërave, 14 prej të cilave nga lumenjtë e akullnajave nga Himalajat në veri të vendit.Ambientalistët kanë kundërshtuar projektin, duke argumentuar se po çojnë vendin drejt katastrofës ekologjike, por Gjykata e Lartë ka urdhëruar zbatimin e vendimit. Projekti është i pari në historinë e vendit që pas shpalljes së pavarësisë./Ora News/