Kryeministri Rama mes 6 mijë të ftuarve në martesën e vajzës së Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka martuar vajzën e tij më të vogël Sumeyye me industrialistin Seluck Bayrajtar, në një ceremoni të madhe dhe me nën masa të larta sigurie në Stamboll.Në ceremoninë madhështore që u mbajt mbrëmjen e së premtes, ishin dhe personalitete të larta të politikës në rajon, mes tyre kryeministri Edi Rama.Zyrtarë nga Kosova nuk janë parë të kenë marrë pjesë në ceremoni.Erdogan dhe gruaja e tij Emine kanë katër fëmijë, dy djem të quajtur Burak dhe Bilal, si dhe dy vajza të quajtura Esra dhe Summeyye.Dasma filloi me recitim të Kuranit dhe sipas mediave turke në morën pjesë rreth 6000 të ftuar.Një tjetër fakt interesant që ra në sy në ceremoninë martesore ishte prezenca e Kryeministrit tashmë të dorëhequr të Turqisë, Ahmet Davutoglu, në cilësinë e dëshmitarit të nuses.


