Parku Olimpik, Veliaj: Tirana do të ketë dy pole elitare për ndeshjet profesioniste
Vijojnë punimet nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e Parkut Olimpik për zhvillimin e ndeshjeve profesioniste. Faza e parë është drejt përfundimit dhe kapacitetet do të përdoren për zhvillimin e lojërave me dorë. Ndërsa faza e dytë do të përfshijë fushat e futbollit, tenisit, basketbollit në natyrë dhe pishinat e mbyllura olimpike.Parku Olimpik që zhvillimin e ndeshjeve profesionistë në Tiranë do të këtë një kapacitet prej 1350 spektatorë. Faza e parë është drejt përundimit të punimeve.Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe deputeti Majko panë nga afër ecurinë e punimeve për këtë projekt.Veliaj: 1350 vetë do të shijojnë pallatin e sportit, një ambient fantastik, i cili kur të inaugurohet në shtator do të mirëpresë të gjitha aktivitetet që sot zhvillohen në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Mandej, në hapësirën e pallatit të sportit do të fillojmë një projekt tjetër për arenën e lojërave me dorë, të basketbollit, të volejbollit të Tiranës. Besoj se Tirana do të ketë dy pole, një pol elitar këtu në Parkun Olimpik dhe një arenë profesioniste për të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen në qytetit e Tiranës, atje ku sot është pallati i sportit. Kemi preferuar të gjykohemi nga faktet dhe puna, se sa nga fjalët apo hipotezat.Nikolla: Në fakt, ky është një premtim i mbajtur i kryeministrit Rama, pasi ekipi ynë i peshëngritjes arriti një rezultat spektakolar, por që tejkaloi këtë lloj premtimi. Parku Olimpik vjen si një standard i ri arkitekturor në qendër të Tiranës, një standard i ri në sport, jo vetëm për sportin elitar, por edhe për sportin si një komponent i rëndësishëm edukimi.Majko: Këtu jemi në një nga rastet ku pak kohë më parë, në fillim të fushatës elektorale, erdhëm dhe shfaqëm një projeksion se si do të bëhet ky park olimpik. Mendoj se tani jemi në një situatë ku puna flet vetë dhe fjalët janë të tepërta. Do të jetë një investim i cili nuk do t’i shërbejë vetëm rritjes së cilësisë së sportit shqiptar, por edhe komunitetit. Jam këtu si deputet i zonës për t’iu gëzuar pikërisht këtij investimi sepse nuk do t’i shërbejë vetëm sportit, por edhe komunitetit të njësisë 5 dhe jam i bindur, edhe më gjerë sesa njësia 5. Cilësia e punimeve është e jashtëzakonshme dhe normalisht të bën të ndihesh krenar për të gjitha ato aktivitete ndërkombëtare që do të zhvillohen këtu.Parku Olimpik për zhvillimin e lojërave profesionistëve po ndërtohet krahas Pallatit të Sportit "Asllan Rusi".Faza e parë përfshin ndërtimin e infrastrukturës për zhvillimin e lojërave me dorë, ndërsa faza e dytë do të përfshijë fushat e futbollit, tenisit, basketbollit në natyrë dhe pishinat e mbyllura olimpike.