Peleshi: Kemi rikonceptuar fushatën për zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Nga Korça ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste në kudër të anëtarësimeve të reja, zv/kryeministri Niko Peleshi deklaroi se maxhoranca tashmë e ka rikonceptuar fushatën zgjedhore duke trajtuar problemet e qytetarëve çdo ditë.Numri dy i Qeverisë, tha se tashmë fushata do të zhvillohet çdo ditë dhe jo si një aktivitet që zgjat vetëm 2 muaj.Zëvendës/kryeministri Niko Peleshi nga Korça i kërkoi anëtarëve të Partisë Socialiste që të rikonceptojnë fushatën në kuadër të zgjedhjeve të qershorit të ardhshëm, duke u marrë çdo ditë me problemet me të cilat përballen qytetarët.Numri dy i Qeverisë u kërkoi anëtarëve të Partisë Socialiste që të krijojnë një marrëdhënie të re me qytetarët.Kjo deklaratë e zëvendës/kryeministrit Niko Peleshi erdhi pas një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Korçë në kuadër të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm dhe shtimit të anëtarësisë së Partisë Socialiste.