ISHP rekomandon përfshirjen e 3 vaksinave të reja

Për të rritur imunitetin tek fëmijët në kohën kur ka ka shtim të viruesve të reja, ekspertët e shëndetit rekomandojnë përfshirjen në kalendarin e vaksinave,  edhe 3 vaksinat e reja. Sipas Institutit të Shëndetit Publik sugjerohet futja në kalendar e vaksinave  të varicelës, gripit dhe rotavirusit. Këto vaksina do të parandalonin sëmundje si lia e dhenëve, meningiti dhe diarreja. Aktualisht ato gjenden në tregun farmaceutik por nuk përfshihen në kalendarin e vaksinimit falas për fëmijët.Kalendari i vaksinave në Shqipëri, sipas ekspertëve të ISHP parandalon 10 sëmundje si: tuberkulozi, fruthi, rubelola, shytat dhe hepatitet. Akutalisht këto vaksina injektohen tek fëmijët e sapo lindur e deri mbi 1 vjeç. Për shkak se vitet e fundit ka një shtim të viruesve të reja në qarkullim në vendet të tjera të botës, ku as Shqipëria nuk mund të bëj përjashtim, autoritet  shëndetësore rekomandojnë që në kalendarin e vaksinimit të përfshihen  vaksina të reja si ajo e rotavirusit për mbrojtjen nga diarreja, varicela për mbrojtjen nga sëmundja e lisë së dhenëve dhe vaksia antigrip.Erida Nelaj: Ne po synojmë të fusim edhe vaksina të tjera dhe për futjen e një vaksine punohet 2-3 vjet përpara. Këto vaksina që ne ende nuk i kemi future,këto mund të quhen si vaksina shtesë, siç mund të jetë ajo e rotavirusit apo e variçelës e meligonkokut në raste të rralla kur udhëtohet pasi për Shqipërinë nuk shihet siprioritet, apo vaksina e gripit.Aktualisht këto vaksina gjenden  në tregun farmaceutik në vend dhe injektimi i tyre është në dëshirën e prindërve në varësi të rekomandimeve të mjekëve; por nuk janë të detyrueshme të përfshira në kalendarin aktual të vaksinave.