Akademia e Shkencave, Rama: Grupe pune për strategjinë e kërkimit shkencor

Kryeministri Edi Rama ka propozuar ndryshime të thella ligjore për veprimtarinë e Akademisë së Shkencave. Në këtë kuadër, kreu i Qeverisë zhvilloi një takim në Sallën e Hartave në Kryeministri me drejtues të Universiteteve dhe  Akademisë së Shkencave në kuadër të një proçesi konsultimesh që i paraprin reformës në sistemin e kërkimit shkencor. Kryeministri Rama tha se në 10 ditëshin e parë të qershorit do të ngrihen tre grupe pune në lidhje me strategjinë e kërkimit shkencor.Kryeministri Edi Rama ka propozuar ndryshime ligjore si një mënyrë për të nxitur kërkimin shkencor në vend.Gjatë një takimi me akademikë dhe drejtues të Universiteteve në Kryeministri, kreu i Qeverisë deklaroi se këto ndryshime ligjore do të  ndihmojnë edhe në gjetjen e burimeve të tjera financiare të cilat do ti japin shtysë punës akademike.Edi Rama: Propozohen ndryshime përgjithësisht rrënjësore, ose dhe të pjesshme të kuadrit ligjor dhe nënligjor të Akademisë. Është pozitive, në këndvështrimin tonë, që shprehet një nevojë për një rishikim të vizionit dhe misionit të Akademisë. Konkluzionet janë që në gjendjen aktuale, nga gjithë këto kontribute nuk kemi një analizë shteruese të shkaqeve të performancës së pamjaftueshme. Ka një tendencë që është e përgjithshme për çështjen e financimit, për të kuptuar se kush janë burimet përtej burimit buxhet shteti, që mund t’i japin Akademisë më shumë frymëmarrje financiare.Kreu i Qeverisë paralajmëroi se shumë shpejt do të ngrihen tre grupe pune të cilat do të merren me strategjinë e kërkimit shkencor.Edi Rama: “Së bashku, pranë MAS të ngremë një grup pune për miratimin e strategjisë së kërkimit shkencor. E dyta, të ngremë një grup pune për ligjin e ri për shkencën. E një grup të tretë, për të pasur një qasje të përbashkët për reformën në sistemin e institucionit të shkencës, pra, akademia, institutet, qendra dhe agjencitë e kërkimit shkencor. Të gjithë raportin ku do përfshihen të gjithë opinionet, ne do t’ia dërgojmë secilit prej jush. E gjithë kjo, me një afat kohor deri në 10 ditëshin e parë të qershorit.”Kryeministri Rama vlerësoi rëndësinë e proçesit të konsultimit, si një pararendës i domosdoshëm i hapave të mëtejshëm për reformën në kërkimin shkencor.