“Kastrioti” proteston me fasho në kokë kundër vendimit të “Disiplinës”: ‘Fair Play’
Ka zgjedhur këtë formë proteste ekipi i futbollistëve të Kastriotit kundër vendimit të Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit.Në fushën e blertë në Krujë ku luajtën përballë ekipit të Besëlidhjes, futbollistët u futën me fasho të lidhura në kokë dhe me një pankartë ku shkruhej ‘Fair Play’.Komisioni i Disiplinës dënoi zyrtarët e “Kastriotit”, Gazmend Vogli dhe Alban Vogli, per nxitje te akteve te dhunes dhe perfshirje ne grindje.Sakaq Alban Vogli është në arrest pas dhunimit të gazetarit Ilnica.Pa ndëshkuar nuk mbeti as skuadra e “Korabit” për lejim te hyrjes ne fushe te spektatoreve pas perfundimit te ndeshjes me “Kastriotin” duke shkaktuar grindje dhe goditje me ekipin kundershtar.“Korabi” u dënua me ndalimin e zhvillimit te ndeshjeve ne stadiumin e qytetit te Peshkopisë, per sezonin futbollistik 2016-2017.Ndeshja Kastrioti-Besëlidhja perfundoi me barazimin 3-3.Shënues: Alikaj 22′, Tali 30′, Domgjoni/ Gjorgjeviç 10′, Hajdari 67′[caption id="attachment_746443" align="alignnone" width="640"]
Futbollistët e Kastriotit futen në fushë me fasho në kokë[/caption][caption id="attachment_746444" align="alignnone" width="640"]
Futbollistët e Kastriotit futen në fushë me fasho në kokë[/caption][caption id="attachment_746445" align="alignnone" width="640"]
Futbollistët e Kastriotit futen në fushë me fasho në kokë[/caption]