Opozita e thërret "Milo hajduti", kryeministri ndërpret fjalimin

Anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi nga partitë opozitare mbrëmë kanë brohoritur ofendime kundër kryeministrit, Milo Gjukanoviç, kur ai e filloi fjalimin e tij.Deputetët e partisë Fronti Demokratik u ngritën në këmbë dhe filluan të brohorisin “Milo, vjedhës”.Zoti Gjukavoiç u përgjigj duke thënë “ju lumtë juve, idiotë”.Kjo senacë e parlamentit ishte e fokusuar se si të gjendet zgjidhje për përfshirjen e përfaqësuesve të opozitës në disa ministri.Opozita e akuzon zotin Gjukanoviç për korrupsion.Prej vitit 1991, Gjukavoqi e ka udhëhequr Malin e Zi, vend me 650 mijë banorë, duke qenë president apo kryeministër.Mali i Zi praktikisht është pranuar në NATO, por kanë mbetur vetëm edhe çështjet formale, që ky vend me 650 mijë banorë, më vonë këtë vit ose vitin e ardhshëm, të bëhet anëtar me të drejta të plota në aleancën veriatlantike./Rel/