Studimi: 80% e të miturve nuk dinë ku të raportojnë dhunën
Studimet kombëtare tregojnë se nga 10 fëmijë, 7 prej tyre përjetojnë një nga format e dhunës në familje dhe në shkollë. Por të dhënat e organizatës Wold Vision evidentojnë se 80% të miturve “viktima” të dhunës dhe abuzimit nuk dinë ku të raportojnë këtë fenomen. Ministria e Mirëqënies ka përgatitur një strategji për mbrojtjen e grupeve vunerabël dhe ofrimin e shërbimeve sociale. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës e vuri theksin në projektet e realizuar për të pastrehët dhe familjet rome.Një studim i bërë nga organizata World Vision tek fëmijët e grupmoshës 8-12 vjeç për dhunën në familje e në shkolla, tregon se 80% e të miturëve nuk dinë insistucionet apo ku të raportojnë rastet e dhunës dhe abuzimit seksual.Statistikat zyrtare tregojnë nga 10 fëmijë, 7 prej tyre përjetojnë një nga format e dhunës brenda mureve të shtëpisë, ose në institucionet edukuese dhe informuese, çka i bën më të vështirë indentifikimin e rasteve.Toni Gogu: 80% e këtyre fëmijëve nuk dinë se ku ta raportojnë këtë, do të thotë që ne vetëm sa kemi nisur me strategjinë, urgjentisht ne duhet të bëjmë sëbashku zbatimin e saj. Shërbimet Sociale, Shërbimi i Mbrojtjes së Fëmijëve duhet të shkojë urgjentisht në terren.Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka përgatitur strategjinë kombëtare për mbrojtjen e familjeve dhe të fëmijëve ndaj dhunës.Ministri Klosi tha se puna nuk do të mbetet në letër, por duhet bërë identifikimi i rasteve në terren dhe shërbimet sociale do të shtrihen në çdo njësi administrave.Blendi Klosi: E kemi shumë të nevojshme që të kuptojmë se çfarë ndodh realisht në të gjithë Shqipëri, për ta bërë çdo Bashki të çdo lloj niveli që të ketë një qendër apo një njësi të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Të ketë një qendër përkujdesje për njerëzit me aftësi të kufizuara. Të ketë një qendër ditore për moshën e tretë.I pranishëm në aktivitetin sensibilizues me fokus familjen, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, foli mbi projektet për të ndihmuar grupet vunerabël.Erion Veliaj: Brenda këtij viti do të shpërndajmë pjesën e mbetur të banesave sociale, javën që vjen do të fillojmë me një lagje të re rome në zonën e Shkozës ku do të zëvendësojmë të gjitha barakat me shtëpi.Nëpërmjet stendava në rrugën “Murat Toptani”, Organizata e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe institucionet e përkujdesjes sociale u informuan me strategjinë e mbrojtjes së familjes.