U kap me kokainë dhe 109 mijë euro, arrestohet 36-vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2016, 13:02
Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar sot në Torino të Italisë pasi u kap me 600 gram kokainë dhe gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan 108 850 euro.Mediat italiane njoftojnë se i arrestuari është S. Serjani. Shqiptarit kokaina iu gjet në një makinë Peugeot 3007, ndërsa iu sekuestruan edhe dy makina të tjera, një “Audi A5 3.0 TDI” dhe një “Smart Fortëo”.Në banesë, përveç parave, policia i sekuestroi ndër të tjera edhe një makineri që numëronte paratë dhe karta celulari./Oranews.tv/