10 mln lekë dëm, Prokuroria kërkon 18 vite burg për ish-kryekomunarin dhe 6 ish-zyrtarët

Prokuroria e Matit ka kërkuar dënimin me 18 vite burg për 7 ish-zyrtarë të komunës Lis. Sipas Prokurorisë sAgim Selita, ish-Kryetar i Komunës Lis dhe 6 ish-zyrtarë të tjerë i kanë sjellë shtetit një dëm në vlerën e rreth 10 milionë lekëve të reja.Mbi ish-zyrtarët e komunës Lis rëndon akuza e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”.Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se këta  ish-zyrtarë kanë shpërdoruar fondet e komunës të cilat ishin dhënë për shërbime publike. Po ashtu një ndër abuzimet e ish-kryetarit të komunës është se ai ka blerë makinë e komunës, Land Rover për 125 mijë lekë, ndërkohë që vlera e saj është 1.8 mln lekë.Njoftimi i ProkurorisëProkuroria e Matit kërkon dënimin me 18 vjet burgim për 7 persona, të cilët në momentin e kryerjes së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të dokumentave” kanë qenë në funksionin e kryetarit dhe zyrtarëve të komunës Lis, në Burrel.Kryetari i komunës Lis, i cili ka mbajtur këtë funksion deri në shkrirjen e komunave, Agim Selita, si edhe 6 persona të tjerë, akuzohen nga Prokuroria e Matit se, me veprimet e tyre, i kanë sjellë shtetit një dëm në vlerën e rreth 10 milionë lekëve të reja.Nga hetimi i Prokurorisë, i cili ka nisur pas kallëzimit të bërë nga ana e disa shtetasve, kanë rezultuar, në mënyrë të përmbledhur, këto lloj shkeljesh:1. Janë kryer pagesa për shërbime publike, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk ka asnjë punë të kryer2. Janë kryer pagesa për shërbime të brendshme të komunës, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk është marrë asnjë shërbim për paratë e shpenzuara3. Është kryer një procedurë prokurimi publik për blerjen e rreth 160 tonerave bojë printeri, ndërkohë që komuna nuk ka printera4. I është shitur makina e komunës tip Land Rover, me vlerë 1.8 milionë lekë kryetarit të komunës, i cili e ka blerë me vlerë 125 mijë lekë (pra, rreth 1.6 milion lekë më lirë se sa vlera reale).Në përfundim të gjykimit, për shkeljet e konstatuara si më sipër, Prokuroria e Matit kërkon dënimin për të pandehurit, si më poshtë;1. Agim Selita, Kryetar i Komunës Lis, Mat, të dënohet me 4 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike2. Dritan Farrici, zyrtar i komunës, të dënohet me 5 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike3. Liljana Aliaj, zyrtare e komunës, të dënohet me 2 vjet e 6 burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike4. Dashamir Panxha, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike5. Hismet Barhani, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike6. Qemal Marqeshi, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike7. Ismail Brahimetaj, zyrtar i komunës, të dënohet me 1 vit burgim