Mbyllet kompeticioni i aeronautikës, shpallen fituesit e Albania Open
U mbyll në një cermoni gala në mënyrë spektakolare Albanian Open, edicioni i 17-të.Në këtë aktivitet merrnin pjesë personalitete të ndryshëm të jetës së vendit, të cilët shijuan emocionet e aeronautikësFituesi i madh i mbrëmjes ishte piloti maqedonas Mile Jovanovski.Në emër të Federatës se Aeronautizmit foli Presidenti i kësaj federate Alke Islami.Më pas u ndanë çmimet për disiplinën e distancës.Në vend të parë u rendit piloti kosovar Ardall Celina me 1751 pikë dhe në vend të dytë Shkumbin Vula në vendin e tretë u rendit Xhonathan Islami.Në disiplinën e precizuar në vend të parë u rendit Jonathan Islami dhe në vend të dytë Hisri Gubetini dhe në vend të tretë Sindrit Deda.Në kategorinë pilotja më e mirë femër vendin e parë e fitoi serbja Tamara Kostic dhe vendin e dytë slovakja Marketa Tomasova.Çmimet vajzave fituese ja dorëzoi Drejtoresha e Marketingut dhe e P R Mariam Ndroqi.Ndërkohë më pas kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli përshëndeti pjesëmarrësit në këtë aktivitet.Por në mbrëmje ishin edhe drektiti i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve Vladimir Gjoni.Në fund Ministrja e Zhvillimit dhe Ekonomisë dhe Turizmit Milva Ekonomi.Mbrëmja u mbyll në mënyrë spektakolare duke pritur vitin tjetër kampionatin botëror të aeronautikës që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës.