Durrës, 300 kamionë me mbeturina në 3.2 km vijë bregdetare
Në Durrës ndërmarrja komunale e plazhit ka nisur punën për pastrimin e vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit në Plepa. Procesi i pastrimit do të vijojë me dezinfektimin dhe plugimin e rërës.Alfred Dhuli drejtor i ndërmarrjes komunale Plazh: Fondet i kemi dhe kemi të gjithë mundësinë që ta heqim në kohë rekord të gjitha mbetjet e detit.Dhjetëra punonjës të portit kanë grumbulluar mbeturinat në thasë plastikë, që janë transportuar drejt pikës së grumbullimit të mbetjeve urbane në Porto Romano. shefi i burimeve njerëzore në port tha se të gjithë duhet të kontribuojnë në pastrimin e vijës bregdetare.Ardit Nonaj shef i personelit APD: Tani do të vazhdojmë ta pastrojmë bregdetin për të gjitha pislliqet që ka mbledhur kjo zonë këtu. Po ne do ta kthejmë këtë zonë so të gjitha zonat e tjera të plazhit.Në Durrës në një gjatësi prej 3.2 km të plazhit, janë larguar rreth 300 kamionë me leshterikë dhe mbeturina të tjera.