Mbyllen çështjet për Gjykatën Kushtetuese, mbeten ato politike

Komsioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën  në Drejtësi, ka mbyllur diskutimet për kapitullin  e dytë që lidhet me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.Deputetët e majtë dhe të djathtë kanë dakortësuar çështjet  teknike, ndërsa kanë tejakaluar diskutimin politik për formulën e zgjedhjeve të anëtarëve në parlament duke e shtyrë për në fund.Bylykbashi: “Janë çështje në lidhje me votimin me shumicë të cilësuar. Kemi çështjen e emërimeve në drejtësi që ka lidhje me arkitekturën dhe me grupin e Institucionit që e përbëjnë , pastaj çështjet e tjera kanë karakteristika të rëndësishme për këtë kapitull por që gjendet zgjidhja”.Anëtari i majtë i Komisionit Parlamentar Pandeli Majko, theksin e vuri tek rëndësia që ka miratimi i kësaj reforme në një kohë të shpejt, ndërsa tha se paketa kushtetuese mund të miratohet me paketën ligjore.Majko: “Reforma kërkon një shpejtësi të madhe sepse do të kalohet jo vetëm në ndryshimet kushtetuese po do të kalojë dhe paketa e ligjeve që do t’i përgjigjen kësaj reforme kushtetuese. Të gjitha do të kalojnë së bashku”.Nesër komisioni do të marrë në shqyrtim kapitullin për gjykatat pjesë e së cilit është dhe neni 25, që u interepretua si shpëtim për ish-Ministrat e Partisë Demokratike. Ashtu si vetë përfaqësuesit demorkatë  edhe deputeti socialist Pandeli Majko, tha se ky nen do të ndryshohet.Majko: “Këto janë alternativa të cilat janë ofruar nga ekspertiza ndërkombëtarë por jo nga Komisioni jonë dhe besoj që deklarime e partive politike e kanë hequr çdo lloj ndryshime që ai do të ekzistojë ashtu siç është në draft".Në një kohë kur komisioni, po diskutonte kapitullin për Gjykatën Kushtetuese  në kryesinë e kuvendit ekspertët e nivelit të lartë për Reformën në Drejtësi prezantuan para grupeve të interest ndryshimet në ligjin për organizimin e Prokurorisë, ligjin  për Prokurorinë speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit./Oranews.tv/