Tre akuzat që rëndojnë mbi Xhelilin, dëshmia: Vajzën e njoh, ka 3 muaj e punësuar
Pas videoskandalit të publikuar mbrëmjen e së enjtes, 12 maj 2016, në emisionin “Të Pa ekspozuarit” në Ora News ku shfaqej kryetari i bashkisë se Dibrës, që i kërkonte favore seksuale një 20- vjeçare, kane reaguar edhe organet hetimore.Menjëherë policia dhe prokuroria e Dibrës kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen për të vërtetuar nëse qëndronin akuzat e 20 vjeçares.Fillimisht janë sekuestruar pamjet filmike të videoskandalit dhe më pas kanë nisur verifikimet.Prokuroria e Dibrës ngriti që në momentin e publikimit të skandalit dy akuza: marrëdhënie seksuale duke shpërdorur detyrën e mbetur në tentativë dhe shpërdorim detyre.Më pas është ngritur edhe akuza e tretë “korrupsion pasiv e personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar në Kodin Penal.Grupi hetimor ka marrë në pyetje 20-vjeçaren, e cila mësohet se i ka qëndruar deklarimeve të dhëna në emision.Vajza ka deklaruar se ishte venë nën presion nga kryebashkiaku për t’i afruar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.Më pas, në policinë e Dibrës është shoqëruar në prani edhe të avokatit edhe vetë kryebashkiaku.Ai mësohet se u ka thënë hetuesve se njihej me vajzën prej një viti dhe ajo ishte punësuar prej tij prej tre muajsh.Në lidhje me skandalin seksual, Xhelilaj ka pretenduar se ishte inskenim pa pranuar të japë më shumë detaje.Më pas grupi hetimor ka mbërritur në zyrat e Bashkisë së Peshkopisë ku ka sekuestruar gjithë praktikën që është ndjekur në punësimin e 20 vjeçares.Për kryebashkiakun është regjistruar procedimi penal në gjendje të lirë për tre akuza: “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën e mbetur në tentativë”, “Shpërdorim detyre”; dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuara ne Kodin Penal.Në njoftimin e policisë thuhet se Procedimi penal nisi pas videos sëtransmetuar më datë 12.05.2016 ora 21.00, në televizionin Ora News. [caption id="attachment_746033" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendimi i Prokurorise[/caption].
https://www.youtube.com/watch?v=yQ7VsyO_iRU&feature=youtu.be /Oranews.tv/