Fshehu të ardhurat për 3 vjet, në kërkim administratori i një shoqërie nafte

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e një shoqërie nafte pasi akuzohet se ka fshehur të ardhurat për një periudhë 3 vjeçare, nga viti 2010-2013.Policia sqaron se: “A. Ç 57 vjeç administrator i shoqërisë "A&A OIL 10" shpallet në kërkim për veprat penale "Fshehje e të  ardhurave", "Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë" dhe "Falsifikim i vulave, i stampave apo formularëve". Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi nga hetimi, rezultoi se në aktivitetin e Shoqërisë "A&A OIL 10" në fushën e hidrokarbureve, ka shmangur detyrimet tatimore e doganore për periudhën 2010 -2013, për një sasi  prej 5247,89 Ton naftë bruto me një vlerë prej 179.594.750 lekë.”Hetimet për këtë rast u kryen  nga Drejtoria e Përgjithshme e Hetimit Doganor Tiranë  me Drejtorinë Rajonale të Hetimit Tatimor Fier dhe Sektorin për Krimin Ekonomik eMaterialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Fier për veprat penale "Fshehje e të  ardhurave", "Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë" dhe "Falsifikim i vulave, i stampave apo formularëve" parashikuar nga Nenet 180,172 dhe 190 të Kodit Penal.