Punësimi i komunitetit LGBT, 5 nga 71 kompani me politika antidiskriminuese

Një studim i kryer në vend tregon se pjesa dërmuese e kompanive nuk kanë politika antidiskriminuese për komunitetin LGBT. Por në studim nënvizohet se mungojnë denoncimet nëse këta individë janë larguar apo nuk janë pranuar në një vend pune për shkak të orientimit seksual. Studimi gjithashtu tregon se komuniteti LGBT vetëdiskriminohet për shkak tw elementëve dhe sjelljeve homofobe në shoqëri.Një studim i kryer për herë të parë në Shqipëri për punësimin e personave që i përkasin komunitetit LGBT tregon se nga 71 kompani që janë kryer anketat dhe vëzhgimet, vetën 5 prej tyre kanë politika antidiskriminuese, të tjerat jo.Por në studim nuk thuhet nëse punëdhënësit largojnë dikë nëse është me prirje homoseksuale, pasi denoncime të tilla mungojnë. Si fenomen shqetësues, realizuesit e këtij studimi thonë se personat e komunitetit LGBT vetëdiskriminohen dhe izolohen për shkak të përvojave në shoqëri me elementë homofob.Dorina Laci: Në momentin kur ti nuk bën dalje për të thënë që jam ose nuk jam, sigurisht që ti mund punosh shumë fort, mund të bësh një intervistë dhe pastaj unë mendoj që nuk duhet të kemi probleme. Ata vetëdiskriminohen.Komuniteti LGBT  këkon  rritjen e ndërgjegjësimit dhe inkurajon punëdhnësit të mos kenë element diskriminues në ambientin e punës. Studimet dhe qëndrimet e këtij komuniteti janë më intensive në prag të ditës botërore kundër homofobisë ku në Tiranë do të organizohen një sërë aktivitesh si  pedalimi dhe festivali i diversitetit që do të mbahen ditën e shtunë dhe javën e ardhshme./Oranews.tv/