Reformat e punës, një javë protesta në Francë
Vijojnë protesta në Francë kundër refomave të punës, të cilat Qeveria i kaloi duke anashkaluar Parlametin dhe opozitë. Mijëra njerëz mbushën sot rrugët e Parisit, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë, teksa Sindikatat thonë se nuk do të ndalen pavarësisht kalimit të ligjit. Reforma u jep të drejtën punëdhënësve apo kompanive të ndërmarin vendimet që duan mbi pagën dhe kushtet e punëtorëve.Edhe sot rrugët e Francës ishin mbushur me studentë, përfaqësues të Sindikatave dhe qindra punëtorë në shenjë proteste kundër reformave të punës, të cilat u kaluan nga Qeveria pa miratimin e Parlamentit dhe të opozitës vendase.Duke e quajtur instrumentin kushtetues "49.3", Qeveria ishte e vendosur të çojë përpara reformat qoftë edhe me koston e përballjes me një votëbesim të ligjvënësve, të cilit pritet ti mbijetojë.Mijëra protestues u mblodhën në rrugët e Parisit për të denoncuar vendimin e Qeverisë, duke shënuar njëkohësisht ditën e 6 të tubimeve kundër reformave të punës.Madje më herët gjatë javës, disa prej tyre kanë përfunduar në dhunë dhe përplasje me forcat policore.“Gjëja më e rëndësishme është mendimi dhe ndjenjat e njerëzve. Nuk ka pasur as dialog me sindikatat dhe as seanca konsultative me grupet e interesit sepse ligji u imponua, duke shkelur për të disatën herë demokracinë”, tha sekretari i përgjithshëm i unionit CGT Philippe Martinez, duke shtuar se shumica e francezëve janë kundër reformës.Kurse Sekretari i Përgjithshëm Iiunionit FO, tha se pavarësisht kalimit të ligjit, ne nuk do të ndalemi së protestuari dhe së kërkuari të drejtat tona.Sindikatat mendojnë se reforma u jep të drejtën punëdhënësve apo kompanive të ndërmarin vendimet që duan mbi pagën dhe kushtet e punëtorëve.