Video-skandali, deputetja Hajdarmataj: Dekriminalizimi të shtrihet edhe në pushtetin lokal
Deputetja e Partisë Demokratike Mimoza Hajdarmataj deklaroi gjatë seancës së sotme të Kuvendit se ligji i dekriminalizimit duhej të shtrihej edhe tek drejtuesit e pushtetit lokal.Ajo paralajmëroi në fakt rastin e kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, duke theksuar se grave ju kërkohen favore seksuale për një vend pune.Hajdarmataj: Mediat dhe rrjetet sociale po ziejnë nga një denoncim ndaj një pushtetari lokal. Me këtë rast i bëj thirrje Aleancës së Grave Deputete që të reagojë menjëherë. Dekriminalizimi duhet të shtrihet menjëherë edhe tek pushteti lokal. Gratë jo vetëm po vriten, por tashmë ju kërkohen edhe favore seksuale për një vend pune. Boll më! Thirrja është urgjente për koleget e mia deputete.https://www.youtube.com/watch?v=yQ7VsyO_iRU&feature=youtu.be/Ora News/