“Baroni i Drogës” së Ballkanit, dy vëllezër shqiptarë arrestohen në Belgjikë

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga policia belge gjatë bastisjeve në Zaventem Edegem në rajonin e Brukselit.Policia federale zvicerane bën me dije se emrat e tyre janë në listën e hetimit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës të nisur në Greqi pak ditë më parë.Dy shqiptarët janë nën masën e arrestit me burg, ndërsa vendimi për arrestimin e tyre është dhënë të martën. Ata akuzohen për përfshirje në një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës.Mediat belge bëjnë me dije se shqiptarët janë pjesë e grupit me degë në shumë vende të Evropës, e cila merrej me trafikun e kanabisit dhe kokainës nga Shqipëria dhe Greqia."Banda trafikonte me kamion sasi të mëdha të kanabisit të papërpunuar dhe të përpunuar si dhe kokainë në Greqi, Shqipëri, Bullgari dhe vende të tjera evropiane, përfshirë Spanjën, Holandën, Britania e Madhe, Austrinë, Belgjikën dhe Norvegjinë”, thekson policia zvicerane.  Droga ishte fshehur në vendeve sekrete në kamionë.Banda kishte kompanitë e transportit në disa vende evropiane, u themeluar në emër të njerëzve pjesë të organizatës. Sipas vlerësimeve të policisë, banda kishte fitime prej qindra milionë eurosh. Në Belgjikë, janë sekuestruar 19,000 euro, tre makina dhe një sasi prej 100 kg hashash.Media belge shkruan se nga operacioni hetimor i policisë greke i nisur në Attica, u sekuestruan rreth 700 kg hashash si dhe u arrestuan 15 persona, 13 grekë dhe dy shqiptarë./Ora News/