Një ditë pas votimit për bashkëjetesën e homoseksualëve, Roma me ngjyrat e ylberit

Një ditë pasi Parlamenti votoi pro njohjes së bashkëjetesave për homoseksualët, Italia ende feston ditën që e ka quajtur historike. Fontana di Trevi u ndriçua me ngjyrat e ylberit, kurse kryeministri Mateo Renzi tha se fitoi dashuria.  Mes shumë të drejtave, homoseksualët mund të përfitojnë pensionin e partnerit të vdekur, kurse klauzola që u jepte të drejtën homoseksualëve të adoptojnë fëmijët e partnerit të tyre u hoq.Deri dje Italia ishte i vetmi vend demokrat  perëndimor që nuk njihte bashkëjetesat mes çifteve të së njëjtit seks. Dhe kjo jo rastësisht.I parë si vendi dhe selia e fesë së krishterë, njohja e  të drejtave të komunitetit gay nga Roma shihej thuajse si utopike.Por dje, pas një dite të gjatë debatesh dhe polemikash, vota e parë pro erdhi nga Parlamenti, më pas Senati votoi me 372 pro, 51 kundër dhe 91 abstenim.Kërkesat e Sindikatave të shndërruara tashmë në ligj që mbron të drejtat e homoseksualëve. Kjo çështje ka hapur debate të nxehta në Itali prej kohësh, shaktuar veçanërisht nga kundërshtimi i fortë e i palëkundur i konservatorëve katolikë.  Mateo Renzi,  Kryeministri i Italisë iu drejtua Parlamentit me fjalët: “Keni shkruar historinë, sot fitoi dashuria”.Menjëherë pas votës pro, një grup i madh personash kanë manifestuar në rrugët dhe sheshet e Romës, duke brohoritur fitore, fitore.Fontana di Trevi u ndriçua me ngjyrat e flamurit të komunitetit LGBT, dhe disa prej veprave të artit në Romë u mbuluan me flamujt me ngjyrat e ylberit.Mes shumë të drejtave, homoseksualët mund të përfitojnë pensionin e partnerit të vdekur, kurse klauzola që u jepte të drejtën homoseksualëve të adoptojnë fëmijët e partnerit të tyre u hoq.