Ekonomia këtë vit do të rritet vetëm 3.3%, rritja ndikohet nga investimet e TAP

BERZH iu bashkohet institucioneve të tjera, si Banka Botërore dhe Banka e Shqipërisë në pritshmëritë në ulje për ecurinë e ekonomisë shqiptare. Sipas raportit të BERZH, për muajin maj rritja këtë vit do të jetë vetëm 3.3% dhe vitin e ardhshëm do të arrijë në 3.5%. Rritja ekonomike do të ndikohet kryesisht nga investimet në projektin e gazsjellësit TAP.Pas Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, edhe BERZH rishikon në ulje rritjen e ekonomisë shqiptare këtë vit.Në raportin për muajin maj, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim thekson se rritja për 2016-ën do të jetë 3.3% dhe do të gjenerohet kryesisht nga investimet që do të bëhen në kuadër të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik Papiline.“Rritja e PBB ka gjasa të rritet në 3.3 përqind në vitin 2016, duke u mbështur në një cikël të ri investimesh, veçanërisht në sektorin e energjisë, përfshirë këtu nisjen e punimeve të mëdha për gazsjellësin TAP. Një rritje e lehtë në 3.5 përqind pritet në vitin 2017”.BERZH evidenton se gjatë vitit 2015 ekonomia shqiptare ka qenë e stabilizuar.Në raport vlerësohet efekti i nismës anti-informalitet te shtimi i numrit të bizneseve të regjistruara, ndërsa priten ende rezultate te të ardhurat.“Ekonomia shqiptare ka përformuar në mënyrë të rregullt gjatë vitit 2015, duke përballuar me sukses impaktin e përmbytjeve në jug të vendit në muajin shkurt dhe duke shënuar 2.6% rritje gjatë gjithë vitit. Në muajin shtator 2015, qeveria nisi një fushatë të profilit të lartë për të reduksuar infiormalitetin në ekonomi dhe disa rezultate janë të dukshme tashmë sa i përket rritjes së regjistrimit të bizneseve. Sfidat fiskale mbeten të rëndësishme, por programi i FMN-së mbetet ende për t'u realizuar dhe marrëveshja në nivel stafi për rishikimin e shtatë është arritur në mars të 2016-ës”.Parashikimet për rritjen ekonomike këtë vit po rishikohen që në muajt e parë, për shkak të ecurisë së ngadaltë të sektorëve që japin edhe kontributin kryesor në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar, por edhe nga tkurrja e konsumit, pasojë e pasigurisë së lartë, sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë.