Përplasen dy makina në Lezhë, plagosen tre anëtarë të një familje

Tre antarë të një familje kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik të ndodhur në hyrje të Lezhës rreth ores 13:00 të dites së sotme.Nga përplasaj e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur Petrit Selimi 30 vejç, Sedina Selimi, 25 vjeçe si dhe fëmija si dhe djali i tyre 3 vjeç. Ky i fundit është nisur në gjendje të rendë për në spitalin e Tiranes ndersa prinderit e tij ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lezhës.Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti ndersa policia ka nisur hetimin për zbardhejn e ngjarjes.