Tahiri: Po sulmoni policinë, nxirrni pretekse për të mos votuar reformën në drejtësi

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka konsideruar sulme të pamerituara ndaj policisë së shtetit akuzat e PD. Nga foltorja e Kuvendit, Tahiri tha se të gjitha akuzat janë pretekse për të mos votuar reformën në drejtësi.Tahiri: Llumi i akuzave duhet të marrë fund. Sot policia po bën histori suksesi me shërbimin ndaj qytetarëve me luftën kundër korrupsionit brenda policisë, lftën kundër korrupsionit në shoqëri. Prandaj nuk ju pëlqen asnjë sukses i policisë së shtetit. Hajdeni ta votojmë reformën në drejtësi pse rrini këtu?! Lërini pretekstet për të mos votuar reformën në drejtësi. Nëse nuk doni ta votoni thojeni hapur, është më e ndershme.Dy alentariva ka ose parlamenti ose reforma në drejtësi. Ky parlament nuk ka legjitimittet nëse nuk miratohet refoma në drejtësi. Të gjithë e duan refomën, përvec atyre që kanë frikë. Doni ta votoni, hajde shkojmë ta votojmë. Kjo është ajo që kërkojmë. Policinë po e sulmon në mënyrë të pamerituar, kjo nuk ndihmon askënd përvecse i del krah krimit. Dilni mbi politikën dhe mbështesni policinë për atë që bën.