Dhuna në Siri, vriten 28 ushtarë dhe 5 rebelë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2012, 18:03
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se kryengritësit rebelë kanë vrarë 28 ushtarë të qeverisë në rrugën që çon nga Damasku për në Alepo.Sic bën me dije grupi me seli në Londër përleshjet në provincën Idlib kanë lënë edhe pesë rebelë të vrarë.Idlibi është bërë fushëbetejë kryesore ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve që luftojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad.Revolta kundër Assadit ka nisur në mars të vitit të kaluar. Rebelët duan largimin e Assadit nga pushteti. Sipas aktivistëve, mbi 35.000 persona kanë humbur jetën në përleshje.