Dekusarizimi, PD: "Ata që humbin mandatin e deputetit u ndalohet rikandidimi"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2016, 10:26
Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një amendament kushtetues qe synon ndalimin e rikandidimit të personave që humbasin mandatin për shkak të shkeljes së Kushtetutës. Kjo kërkesë vjen vetëm disa ditë pas heqjes së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima dhe duket se synon pengimin e rikthimit të tij në Kuvend. Për Gramoz Ruçin qëllimi i opozitës është të vonojë dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi.Opozita përmes kreu të grupit parlamentar Edi Paloka ka dorëzuar në Kuvend një amendament të pagëzuar "Dekusarizim", ku kërkohet ndryshim i Kushtetutës me synim moslejimin e rikandidimit të deputetëve që u hiqet mandati për shkak se gjenden në konlifkt interesi dhe kanë përfituar fonde publike gjatë kohës që kanë mbajtur mandatin e deputetit.Paloka: Ne këtë amendament e kemi cilësuar Amendamenti i Dekusarizimit .Pas dekriminalizimit hadje të bëjmë bashkë pa ju detyruar kush, si tek Dekriminalizimi, hadje ta bëjmë dhe Dekusarizimin që, Kocot, Beqet dhe kush me vetëdije, vjedhin paratë e shqiptarëve, të mos kenë të drejtën të rikthehen në Parlament apo edhe në Qeveri.Sipas Ruçit kjo është një taktikë e PD për të zvarritur reformën në drejtësi dhe zbatimin e dekriminalizimit.Ruçi: Për ta shtyrë kalendrat greke se nuk thoni dot atë që ndjeni dhe atë që keni vendosur, JO-në, nuk ua thoni dot JO-në, por doni të bëni shtyrje, shtyrje, shtyrje me qëllim që ajo të mos mitratohet, negociatat të mos hapen. Sot dorëzuar një amendim, javën tjetër dorëzuat një tjetër, javën tjetër do të bini diçka tjetër.PD beson se dekusarizimi i Kuvendit dhe jetës publike në vend, është masë plotësuese e reformës së dekriminalizimit dhe hap jetik për mbrojtjen e interesit publik.
Amendamenti i PD-se per dekusarizimin by Anonymous pPe9isQYcS
/Oranews.tv/