Banda e drogës udhëhiqej nga një shqiptar, urdhër arrest ndërkombëtar për Klemend Balilin
Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me trafikun e drogës . Ekathimerini shkruan se kreu i bandës është shqiptari Dhimitër P, 50 vjeç, ndërsa Klemend Balili është anëtar i kësaj bande, për të cilin është shpallur edhe një urdhër arrest ndërkombëtar.Prej vitit 2013 në lidhje me këtë bande po heton edhe drejtësia italiane e cila ka arrestuar edhe 59 persona, dhe kanë konfiskuar më shumë se tre ton hashash, 96 kilogramë kokainë dhe 65 kilogramë kanabis të përpunuara ( çokollatë).Sipas Ekathimerinit, banda e drogës vepronte në Belgjikë, Holandë, Bullgari, Itali, Greqi, Spanjë.Ekathimerini shkruan se kreu i bandës Dhimitër P, i cili njihej edhe me pseudonimin “Walter” ka shtëpi dhe llogari bankare në Belgjikë, Tiranë dhe Athinë.Ai zotëronte një llogari bankare në Greqi me një shumë prej 360 mijë euro, në Shqipëri llogari me 460 mijë euro dhe në Belgjikë një llogari prej 100 mijë euro.Ndërsa anëtari i bandës, është edhe shqiptari Klement B 44 vjeç. i cili njihet me pseudonimin “Kelly”, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.Klemend Balili, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Transportit në Sarandë, reagoi ndaj akuzave të opozitës në lidhje me përfshirjen në rrjetin e gjerë të trafikut të drogës. Ai i konsideron shpifje akuzat e opozitës dhe thotë se gjithkush që do të përbaltë emrin e tij do të përballet me gjykatën./Oranews.tv/