Paloka: Rama po përgatitet ta bëjë Kokëdhimën ministër të Turizmit, replikon Ruçi
Replika në Kuvend mes krerëve të grupeve parlamentare PD, e PS. Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka tha se pas heqjes së mandatit nga Gjykata Kushtetuese, Rama po përgatitet ta bëjë Kokëdhimën Ministër Turizmi. Duke sjellë si shembull dhe rastin e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.Në replikë Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi akuzoi PD se është ajo që po vonon reformën në drejtësi. Madje duke iu referuar PD-së Ruçi tha se ajo ka shkelur Kushtetutën mbi 40 herë. Për deputetin e PD-së Bedri Hoxhën, Ruçi tha se i kishte "buzët me qumësht" dhe se ndryshe nga kryetari i këtij të fundit që iu shmang drejtësisë me procedura ai ka shkuar vetë para drejtësisë.Paloka: Gjykata ia hoqi mandatin Ilir Beqajt, por çfarë ndodhi? Nga i dënuar nga gjykata u kthye ministër në qeverinë e Ramës. Është kthyer në lubin e kësaj qeverie, sepse i tillë është. Ashtu është mësuar të grabsië fonde publike. E njëjta gjë po përgatiet me Koçon. Po pregatetit ta sjellë Koçon ministër të Turzimit. Ky është problemi që ne i marrim vesh gjerat para jush.Paloka akuzoi qeverinë e kryeministrit Rama se është e lidhur me krimin dhe korrupsionin.Paloka: Vendimi Gjykatës Kushtetues është mirpëritur jo vetëm nga opozita, jo vetëm nga publiku por kam përshtypjen se është mirpëritur edhe nga një pjesë e grupit të PS. Ka një njeri që nuk e mirëpriti dhe ai është kryeministri Rama, i cili edhe pse e dinte se Kokëdhima kishte shkelur kushtetutën u përpoq të pengojë zbatimin e Kushtetutës. Që në fillim urdhëroi deputetet të votojnë kundër dërgimit të mandatit në Kushtetuese të Kokëdhimës. Presion ndaj gjykatës, zgjatje të zbardhjes së vendimit të parë të Gjykatës Kushtetuese dhe cdo formë tjetër për të penguar që Kokëdhima të largohej nga ky parlament sepse duam apo nuk duam ne, ai dhe pjesa tjetër e rilindasve që nuk janë në parlament janë simbol i vërtetë e parlamentit të Ramës. Ky është shteti i Edi Ramës, shteti që kalon nga Tahiri të habilajt nga Koco te balilajt, nga cunat e balës te Erjon Veliaj nga Rama te Shulazi. Ky është shteti që ka ngriotur Rama. Ky është shteti që të gjithë i janë ngritur kundër. Brenda këtij rrethi lëvizin të gjitha segemntet e këtij shteti. Nga krimi i madh te krimi i vogël dhe nuk e dimë kush është krimineli më i madh ai për trafik apo ata që shkelin kushtetutën.Për këtë arsye në sot depozituam një amendament ku kërkojmë që në vazhdën e logjikës së dekrimnalizmit jo vetëm kriminelët e drogës, vrasësit etj, por edhe këta që kryejnë krime kushtetuese të mos krenë më të drejtë të rizgjidhen në parlament dhe institucione të tjera shtetërore.Replikon Gramoz Ruçi: Në 2013 shkelët Kushtetutën plot 40 herë. Para se të anatemoni për nëj vendim që mori gjykata Kushtetuese, të cilin s'është aspakt e vërtetë që ne nuk e kemi pranuar, pavarësisht rezervave që kemi për të.Për cilin shtet përgjëroheni ju ? Për atë të 1996- 1997 ky ishte shteti që bëtë ju, apo për 1998 që bëtë grusht shteti, apo për atë që bëri Gërdecin, apo për 21 janarin? Dëgjova kolegun tuaj që përmendi 1 prillin zotëri ( i drejtohet Bedri Hoxhës) Zotëri i ke buzët me qumësht ti 2 Prilli. I ke buzët me qumësht për ta zënë në gojë ti atë. Ai 2 Prilli që ti zë në gojë, mua që më sheh këtu edhe moralisht, politikisht e penalisht e publikisht kam shkuar 30 herë në gjykatë. Kam shkuar 30 herë edhe para shkodranëve. Kam shkuar para drejtësisë 2 herë në gjyq në Shkodër. Kurse ky i 21 Janarit tënd, Gërdecit dhe Rrugës së Kombit nuk ka vajtur asnjëherë para drejtësisë, ka shpëtuar me procedura. I ke buzët me qumësht kur flet. Është një det i tërë që na ndan nga e majta në të djathtë. Edhe propozimi që keni bërë sot. E dini shumë mirë që jemi në një proces për rishikimin e neneve të Kushtetutës, për të luftuar korrupsionin, por në vend që të jepni ndihmën tuaj nxirrni sebepe. Doni ta shtyni reformën në drejtësi në kalendat greke me qëllim që negociatat të mos hapen. Sot dorëzuat një amendim javën e parë një tjetër, javën tjetër dicka tjetër.https://www.youtube.com/watch?v=u6ZQSTdxjfA /Oranews.tv/