Breshëri automatiku në drejtim të banesës së Denis Shtrazës, plagoset në kokë nipi 12 vjeç
Banesa e Denis Shtrazës (Në foto) në zonën e Vollgës në Durrës është qëlluar me breshëri automatiku në orët e para të mëngjesit të sotëm, 12 maj 2016. Njëri prej plumbave rikoshetë ka plagosur nipin 12 vjeçar, I. Shtraza, mu në kokë.Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se "një person i cili dyshohet se kanë qenë me një makinë, kur nga një distancë e afërt, jo më shumë se 7-8 metra nga porta e shtëpisë, lagjja nr 1, kanë qëlluar 17 herë me automatik drejt banesës së 33-vjecarit"Denis Shtraza akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në janar të 2016, dhe për këtë vrasje ai aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë arrest me burg. Një prej plumbave ka bërë rikoshe duke plagosur në kokë 12-vjeçarin që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë por me paramentra jetësor të qëndrueshëm.Policia ka shoqëruar 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, mes tyre dhe persona që kanë pasur konflikt me Denis Shtrazën. Sipas policisë, autorët me anë të të shtënave, kanë dashur t'i japin mesazh Denis Shtrazës, i cili u arrestua në Rinas në tentativë për t'u larguar nga Shqipëria, për akuzën e pjesëmarjes në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazment Collakut.Aktualisht po këqyren kamerat e sigurisë së një biznesi përballë banesës së Denis Shtrazës, që mund të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.Policia e Durrësit thotë se Shtraza është person me tendenca të theksuara kriminale, me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, dhe i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal, që operon në zonën e Tiranës dhe Durrësit.[caption id="attachment_744692" align="alignnone" width="643"]
Ne foto: Banesa e Denis Shtrazes, e cila sot u qellua me arme zjarri[/caption][caption id="attachment_744700" align="alignnone" width="629"]
Ne foto: Banesa e Denis Shtrazes, e cila sot u qellua me arme zjarri[/caption][caption id="attachment_744672" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banesa e Denis Shtrazes, e cila sot u qellua me arme zjarri[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=AgFfSDtacsc/Oranews.tv/