Djali i sëmurë djeg shtëpinë, plagoset bashkë me prindërit
Tre persona të se njejtes familje kanë mbetur të plagosur si pasoje e zjarrit në një banesë, e cila ne pak minuta është shkrumbuar plotesisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së merkurës, në lagjen “Guerrile” ne Shkoder.Zjarri dyshohet i qëllimshëm nga djali i familjes Neziri, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.Ka qënë ora 22-20 minuta kur në banesën e Islam Nezirit ka rënë zjarr si pasojë e rrjedhjes së bombulës së gazit, e cila dyshohet se është hapur qellimisht. Flakët janë përhapur në 2 dhomat e shtëpisë, ndërsa brenda banesës ka qënë edhe bashkëshortja e 64 vjecarit, si dhe djali i tij 26 vjec. Për pasoje 64 vjecari Islam Neziri është djegur në pjesë të ndryshme të trupit në përpjekje për të shuar flakët ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe bashkëshortja e tij 55 vjecarja E.N dhe djali i tij qe vuan nga nje semundje e rende.Te plagosurit jane derguar ne urgjencen e spitalit te Shkodres ku edhe kane marre ndihmen e pare, ndersa i moshuari eshte derguar ne Tirane për shkak te djegieve te renda.Në vendngjarje mbërriten efektivët e policisë dhe zjarrëfikset të cilat kanë shuar flakët dhe më pas janë larguar. Por pas disa minutash zjarri është riaktivizuar ndërsa është dashur ndërhyrja e banoreve të zonës me mjete rrethanore per shuarjen e flakëve.Zjarrëfikëset janë rikthyer pas disa minutash dhe kanë bërë shuarjen e plotë të zjarrit. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili do te percaktojë shkaqet përfundimtare të kësaj ngjarje.[caption id="attachment_744630" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banesa e cila u dogj nga rrjedhja e gazit[/caption][caption id="attachment_744626" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banesa e cila u dogj nga rrjedhja e gazit[/caption]/Oranews.tv/