Arrestohet punonjësi i bashkisë në Shijak, u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka arrestuar një punonjës të policisë bashkiake në Shijak, pasi gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe 6 fishekë.Punonjësi i bashkisë Shpend Lima 43 vjeç u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës."Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi Në lagjen Nr. 13, Durrës, në orët e para të mëngjesit të datës 12.05.2016, gjatë kontrollit fizik, i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit”Makarov” dhe 6 fishekë. Efektivat e Policisë e kanë mbajtur nën mbikqyrje Limën, me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rëndë kriminale pasi, më datë 15.03.2016, ishte konfliktuar me një shtetas, ku Lima mbeti i plagosur", informon policia.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ” parashikuar në nenin  278/5 të Kodit Penal.